Home » Archive by category "Deklaratat"

Të gjitha nismat sikur kjo që e kanë filluar Agjencia e Lajmeve Beta nga Beogradi dhe KosovaLive nga Prishtina, padyshim që i kontribuojnë dialogut dhe mirëkuptimit në mes njerëzve në Kosovë dhe Serbi. Dhe jo vetëm që ndërmarrje të tilla janë të mirëseardhura, por ato janë më se të domosdoshme. Prandaj BE-ja konsideron se mu këto nisma, për të cilat jemi të bindur dhe shpresojmë se do të kenë sukses, hapin shumë mundësi. Nisma të tilla iniciohen dhe drejtohen për mirëkuptim dhe tejkalim të ndërsjellë...

Ky forum në mënyrën më të qartë simbolizon si duhet të jenë marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve – ata duhet të flasin me njëri tjetrin. Nevojitet një dialog i qartë dhe i hapur për t’iu qasur problemeve të përbashkëta që shtrohen në tavolinë, dhe duket se ky është edhe qëllimi i këtij Forumi. Shpresoj që komunikimi përmes internetit do të përmirësojë edhe dialogun personal. Kjo është e një rëndësie madhore, veçanërisht në vitin 2005, të cilën unë e quaj si vit i sprovës së madhe. Për...

Këtyre ditëve isha në komunën e Kamenicës ku grupe fëmijësh shqiptarë, serbë dhe romë kishin shfaqur për mua një program të pëlqyeshëm kulturor. Unë poashtu vizitova një fabrikë tjegullash, ku gjysma e punëtorëve janë shqiptarë, ndërsa gjysma tjetër serbë. Fëmijët shkojnë bashkë në shkollë, punëtorët e fabrikës punojnë së bashku, dhe shoqërohen me njëri-tjetrin pa ndonjë problem. Por, ne ende shohim te disa media se si në mënyrë të vazhdueshme na ushqejnë me perceptime për pasigurinë, mungesën e lirisë së lëvizjes, si dhe me ndjenjën...

Fati i pandriçuar i personave të zhdukur dhe vuajtjet e familjarëve të tyre është njëra nga pasojat më të rënda afatgjate të konfliktit në Kosovë. Mbështetur në informacionet që familjet i kanë ofruar KNKK-së, më shumë se 2.600 persona nga të dyja palët llogariten si të zhdukur, si pasojë e ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë nga janari 1998 deri në dhjetor 2000. Fakti që këta persona të zhdukur janë me siguri të vdekur, nuk e lehtëson vuajtjen e përditshme të familjarëve të tyre. Duke...

Edhe tani në vitin 2005, çështja e një numri shumë të madh të kosovarëve të zhvendosur prej të gjitha bashkësive etnike mbetet ende një problem i pazgjidhur. Kjo vuajtje e vazhdueshme e njerëzve kërkon vëmendje të plotë të qeverisë në Prishtinë, mirëpo edhe një përkushtim të madh të bashkësisë ndërkombëtare. Grupi i Punës për Kthim është themeluar nën përkujdesjen e PSSP-së në kuadër të dialogut të drejtpërdrejt ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (‘Procesi i Vjenës’). Me kërkesë të PSSP-së, UNHCR-i ka pranuar rolin e ndërmjetësuesit të...