Home » Archive by category "Forumi"

Është biseduar shumë për të zhdukurit dhe të kidnapuarit qoftë me organet shtetërore të Serbisë, dhe përfaqësuesit e Unionit Serbi- Mali i Zi, qoftë edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Mirëpo përveç përgjigjeve të menduara mirë, asnjëherë nuk kemi mësuar të vërtetën. Jemi të vetëdijshëm për faktet dhe pasojat e politikës, që kanë çuar deri tek ngjarjet e pakëndshme, për shkak të cilave edhe sot kemi mbetur me shumë pikëpyetje mbi jetën e njerëzve të pafajshëm. Për shkakun dhe pasojat e këtyre krimeve nuk ka justifikim, pa...

Gjashtë vjet pas përfundimit të luftës varra më e madhe me të cilën ballafaqohen sot familjarët e të pagjeturve është fati i tyre. Terrori serbo-jugosllav i viteve 1998-1999 e la Kosovën gati tërësisht të djegur dhe me mijëra të vrarë e të zhdukur. Pjesa dërmuese e popullatës së Kosovës u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre, një pjesë u morën dhe u dërguan nëpër burgjet e Serbisë, por fatbardhësisht u liruan pas 2 viteve. Mirëpo, fati i edhe 2 549 personave edhe më tej...

Është i konsiderueshëm numri i pensionistëve në Kosovë, të cilët që nga viti 1999 nuk kanë marrë pensione, e të konsiderueshme janë edhe mjetet financiare për të cilat bëhet fjalë. Pagesa e pensioneve në Kosovë është ndërprerë pas përfundimit të bombardimeve kundër RFJ-së së atëhershme, të nisura për shkak të krizës në krahinë. Për mua dhe resorin të cilin e drejtoj, kjo është një situatë e trashëguar që shpresoj se në të ardhmen do të ketë epilogun dhe zgjidhjen e vet. Sidoqoftë, për të nisur...

Menjëherë pas luftës Kosova kishte mbetur pa administratë, administrata e UNMIK-ut por edhe ajo vendore ishin në themelim e sipër, nuk funksiononte sistemi bankar prandaj edhe pagat e atyre punëtorëve që punonin merreshin “cash” në dorë. Kurse, në anën tjetër, fondi i sigurimit pensional dhe invalidor që kishte funksionuar në Kosovë deri në qershor të vitit 1999, tani ishte i zbrazët, sepse ishte bartur në Beograd që në fillim të viteve 90-ta. Këto janë shkaqet kryesore që në Kosovë e kanë pamundësuar funksionimin e skemës...

S’ka dyshim se romët janë më të dëmtuarit gjatë konfliktit në Kosovë dhe Metohi. Gjendja e tanishme dhe problemet me të cilat përballen romët janë aq të vështira dhe të ndërlikuara, ashtu që në asnjë segment të jetës dhe ekzistencës së tyre nuk mund të gjenden të dhëna dhe fakte të sakta në bazë të të cilave do të mund të bëhej, madje edhe në vija të thjeshta, paraqitja e problemeve të romëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe strategjia për zgjidhjen e tyre. Romët...